Është e vështirë ta kuptosh arsyen e vërtetë pse Monika Kryemadhi degjeneroi ditën e sotme në sallën e Kuvendit duke iu drejtuar me një fjalor tejet të ulët Kryeministrit të vendit.

Cilado qoftë kjo arsye, edhe sikur një revoltë e natyrshme kundër keq-qeverisjes së Ramës të jetë, është e vështirë që qytetarët, aq më tepër ne gratë, ta përtypim dhunën verbale dhe agresivitetin e Monika Kryemadhit si një gjë krejt normale.

Ndërsa gjuante drejt Kryeministrit me çfarëdo sendi që i dilte para, gati gati në një krizë histerie, Monika Kryemadhi përsëriti një refren: Ti ordiner që rreh gratë…
A thua të ketë ardhur ky shpërthim i Kryemadhit në emër të grave të këtij vendi? Në emrin tim dhe shumë të tjerave si unë?
Si qytetare dhe si grua, do të doja ta pyesja Kryemadhin:

Cilën grua përfaqësove sot në Kuvend, me fjalon ekstremisht të ulët dhe agresivitetin që asesi nuk i ka hije një zonje?
Cilën grua përfaqësove sot zonja Kryemadhi, teksa vërvitje këpucët “Gucci”, 1500 dollarëshe, në drejtim të Kryeministrit? Ato gratë e palodhura të familjeve të varfëra shqiptare, për të cilat dërdëllit nga mëngjesi në darkë?

Apo gruan e thjeshtë shqiptare që ndryshe nga ti, ditën nuk e mbush me llafe por me dedikim ndaj familjes?
Gruan që ndryshe nga ti, rutinë të ditës nuk ka shpifjen, por punën dhe vetëm punën?
Po kolegeve të tua parlamentare, cfarë modeli u dhe? Që nuk ka rëndësi as etika, as qytetaria, as fisnikëria e të qenit femër, kur vjen puna te elemenimi me çdo kusht i kundërshtarit?
Ti nuk përfaqëson asgjë timen, Monikë! As të sakrificave të përditshme që bëj unë e shumë gra të tjera si unë.

Je modeli i neveritshëm i një politikaneje që denigron, nxin dhe turpëron figurën e gruas! /Lexo

Nga Luljeta Çipi