Producenti i filmit, Bryan Singer, ka hedhur poshtë akuzat për ngacmim seksual ndaj një 17-vjeçari.

Cesar Sanchez-Guzman kishte pohuar se ishte sulmuar seksualisht nga Singer në një jaht në vitin 2003.

Por, përfaqësuesi i Singer tha se producenti në mënyrë kategorike hedh poshtë akuzat.

Sanchez-Guzman kërkon kompensim për shkaktimin e dëmeve, ankth, dhimbje fizike dhe mentale, përfshirë edhe shpenzimet për barna.