Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka deklaruar se BE-ja është e interesuar që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e familjes evropiane.

”Nuk mendoj se BE-ja në të ardhmen do të ketë 27 anëtarë, por mendoj se numri do të rritet”, deklaroi Mogherini për Euronews.

Ajo pret që BE-ja të arrijë përparim me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u shprehur për një përparim të besueshëm. Sipas saj, anëtarësimi i këtyre vendeve në BE është interes ekonomik dhe i sigurisë i BE-së.

Por, Mogherini shprehet për plotësim të kushteve, pra për reforma të patjetërsueshme.