Statusi i Jerusalemit si kryeqytet edhe i Izraelit edhe i shtetit të ardhshëm palestinez duhet të “zgjidhet përmes negociatave” mes dy palëve, e porositi sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini presidentin palestinez, Mahmud Abaz.

Gjatë bisedës telefonike me Abazin për planet e SHBA-së për ta zhvendosur ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, Mogerini bëri thirrje për “përmbajtshmëri nga çfarëdo lloj reagimi ndaj paralajmërimit të pritur”.

Abaz e pranoi ftesën e Mogerinit që t’i bashkëngjitet në takimin në janar, me ministrat evropianë të punëve të jashtme. Në takimin e së hënës në Bruksel pritet të marrë pjesë edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.