Një ëndërr tashmë i është bërë realitet Luka Modricit, duke nënshkruar për Real Madridin, tani dëshiron që ta mbyllë karrierën te Los Blancos.

Mesfushori kroat, Luka Modric, ka përsëritur se ëndrra e tij ka qenë ta veshë fanellën e Real Madridit, ndërsa tani shpreson që t’i realizohet dëshira që t’i varë edhe atletet me fanellën e Los Blancos.

32 vjecari u transferua në Spanjë nga Tottenhami në vitin 2012 ku deri më tani ka bërë 234 paraqitje, duke shënuar edhe 12 gola.

“Gjithmonë kam pasur besim dhe në mendjen time kam thënë ‘do të shkoj larg’. Të nënshkruaj për Real Madridin dhe të fitoj kaq shumë tij, është ëndërr tashmë e bërë realitet”, tha Luka.

“Të pensionohem në Madrid? Jo shumë lojtarë kanë pasur mundësi të pensionohen këtu, por do të shohim. Kjo është dëshira ime”