E ftuar së fundmi në emisionin “Një kat më lart” ishte këngëtarja e njohur shqiptare Mariza Ikonomi ku si rrallëherë ka folur jo vetëm për anën profesionale, por edhe atë private.

Nga fundi i intervistës, moderatori Ermal Peçi i kërkoi Marizës të këndonte një këngë hit dhe këngëtarja zgjodhi këngën “Fenix” të Tunës.

Por para se Mariza të fillonte të këndonte, moderatori iu drejtua:

“Hajde, na i trego zogun”, fjali që e habiti Marizën e cila shpërtheu në të qeshura.

“Zogun e Tunës domethënë”, shtoi Ermal Peçi që Mariza të moskeqkuptohej.