Margaret Shllaku, modelja e cila ishte në kopertinën e muajit gusht në revistën ‘’Star People’’ ka qenë pjesë e kompeticionit ‘’Best Model of the world 2017’’ ku është vlerësuar me çmimin ‘’Best Photomodel of the world’’ dhe ka arritur të sigurojë vendin në pesëshen e më të modeleve më të bukura në botë.

Në këtë kompeticion merrnin pjesë modele nga 35 shtete të botës, por shkodrania e bukur Shllaku ia doli të triumfonte mes më të mirave, si një ambasadore e përfaqësuese e bukurisë shqiptare. Mbrëmja gala ku u ndanë çmimet u organizua në ‘’ Théâtre du Gymnase Marie Bell ’’ në Paris.