Candice Swanepoel është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.
Modelja 29-vjeçare e “Victoria’s Secret”ndau lajmin duke postuar një fotografi të saj, ku shihet duke mbajtur barkun me duar,
“Krishtlindjet erdhën herët”, shkroi ajo.
Candice ishte pjesë e shfaqjes së modës “Victoria’s Secret 2017” vetëm pak javë më parë duke shfaqur format e saj të pabesueshme në pistë dhe më vonë në qilimin e kuq.
Candice dhe i dashuri i saj Hermann Nicoli janë prindër të një djali 14-muajsh me emrin Anaca.