Nga një ndër lojtarët më të rëndësishëm dhe më në formë në fillim të sezonit, Henrikh Mkhitaryan, tani po qëndron më shumë në stol në fushë.

Jose Mourinho nuk po i beson aspak armenit, për shkak të disa paraqitjeve jo të mira, që për portugezin ‘ai gjithmonë duhet të japë më të mirën në fushë’.

Mkhitaryan në një situatë të tillë u gjend edhe vitin e parë, por më pas i tregoi Mourinhos se po gaboi me trajtimin që i bëri, ashtu siç po gabon edhe tani sipas shumë analistëve në Angli.

Sido që të jetë, këtë tollovi të krijuar mes Henrikh Mkhitaryan dhe Jose Mourinhos, dëshiron ta shfrytëzojë Borussia Dortmund, që është e gatshme ta rikthejë lojtarin në Bundesliga.

Një lëvizje e tillë është shumë e mundshme pasi vetë Jose Mourinho nuk e ka mohuar se mund të ketë largime në afatin kalimtar të janarit.