Ministri saudit i Tregtisë dhe Zhvillim Maxhed bin Abdula al Kasabi paralajmëroi se policia përfundoi me valën e parë të arrestimeve të prindërve dhe ministrave qeveritar të akuzuar për korrupsion dhe se paratë që do të konfiskohen prej tyre do të shfrytëzohen për zhvillimin ekonomik të vendit.

Vlerësohet se shuma që do ta paguajnë apo do të konfiskohet do të arrijë mes 50 dhe 100 miliardë dollarë.

Disa dhjetëra prindër nga familja mbretërore, si dhe rreth 200 biznesmenë dhe politikanë u arrestuan në aksionin masiv për të cilin mendohet se e ka urdhëruar trashëgimtari i fronit Muhamed bin Aslman.

Mes të arrestuarve është edhe arabi më i pasur në botë, princi Alvalid bin Talal, ndërsa gjatë hetimit janë ngrirë rreth 2.000 llogari bankare.

Javën e kaluar autoritetet saudite informuan se tashmë janë arritur marrëveshje disa prej të akuzuarve të paguajnë dënim dhe të lirohen.

Ministri Al Kasabi deklaroi se në llogarinë e posaçme të hapur për këtë qëllim mund të transferohen mes 50 dhe 100 miliardë dollarë, të cilat do të shfrytëzohen nga autoritetet për zhvillimin e vendit.