Mjegulla e dendur dhe smogu shkaktuan anulim të të gjitha fluturimeve nga dhe drejt aeroportit në kryeqytetin e Bosnjës, Sarajevë, ndërsa është vështirësuar edhe qarkullimi rrugor.

Ndalesa për fluturime është pasqaruar në kompanitë Uiz Er, Adria Eruejs, Er Serbia dhe të tjera. Mediat boshnjake njoftojnë se Sarajeva, si dhe Tuzlla, këtyre ditëve janë mes qyteteve më të ndotura në Evropë.