Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në aksin rrugor fshati Lisec – Kodra e Diellit u zvogëlua në 40 deri 50 metra, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.