Një grua ka humbur një luftë të guximshme dyvjeçare për jetën pasi nuk u shërua kurrë nga plagët e tmerrshme që ajo mori nga një përdhunues.

Tani të afërmit e saj kanë shprehur zemërim në një gjykatë për reduktimin e dënimit të 23 vjeçarit Gizar Ziyangareev, për këtë çështje që ka shkaktuar shok në Rusi.

Image

Përdhunuesi sulmoi Anna Barmina, 33 vjeç, me një thikë dhe me grushte para se ta tërhiqte në shkurre dhe të ‘përdhunonte atë me një degë të thyer të druri’, ne UFa Rusi, dëgjoi gjykata, raporton Dailymail.

Mjekët thanë se ‘të gjitha organet e saj të brendshme’ u dëmtuan në sulmin brutal, gjë që e bëri atë të kishte një atak në zemër dhe të shkonte në koma.

Image

Përfaqësueses së kozmetikës Oriflame iu desh gati një vit për të rifituar ndërgjegjen pas sulmit – dhe kurrë nuk foli përsëri pas traumave akute.

Ajo humbi rreth 30 kilogramë peshë dhe kurrë nuk u largua nga shtrati i spitalit pas sulmit.