Një punonjës policie është plagosur me armë zjarri në Dibër rreth orës 19:15 dhe autori i dyshuar është një koleg i tiji.

I plagosuri është Ardian Roçi.

Sipas informacioneve të para nga burime pranë policisë lokale, Roçi dhe kolegu i tij kanë qenë duke debatuar në makinën e policisë.

Dyshohet se të dy kanë drekuar në Dibër të Madhe dhe në kthim janë konfliktuar.

Pasi e ka plagosur autori e ka sjellë deri afër spitalit. Aty e ka lënë dhe ka shkuar dhe është vetë dorëzuar në komisariat.

Autori i dyshuar është kolegu i tij Naim Muliu, rreth 53 vjeç. Motivet e konfliktit që degjeneroi në përdorimin e armëve mbeten ende për tu zbardhur.