Janë një nga çiftet më të dashura për publikun dhe këtë e tregojnë gjithnjë me çdo dalje të tyre.

Por këtë herë këngëtarja Miriam Cani nuk ka zgjedhur të bëjë foto me partnerin apo vajzën e saj Ameli, por me një pjesëtar tjetër të familjes.

Ai është pikërisht vëllai i Albanit, Taulant Skënderaj, i cili ka mjaft ngjashmëri me vëllain e tij këngëtar. “Të dua”,-shkruan Miriami krahas kësaj foto duke treguar kështu se ka mjaft afeksion për familjen e bashkëshortit të saj.

Vetëm pak ditë më parë Albani dhe Miriami sollën versionin anglisht në këngës së tyre dedikuar Amelisë, “Dhurata”