Ministria e Mbrojtjes, në drejtim të angazhimit për transparencë dhe llogaridhënie të plotë ndaj qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në internet faqen e vet publikoi një numër të madh dokumentesh me interes për opinionin.

Në faqen e internetit për herë të parë mund të gjenden dokumente strategjike nga sfera e mbrojtjes, buxheti i Ministrisë, raportet revizive dhe mbikëqyrja inspektuese, plani për furnizime publike, si dhe informacione në pajtim me Ligjin për qasje të lirë deri tek informacionet me karakter publik, lista e regjistrave aktiv dhe informacione, kërkesa dhe formularë për shërbim vullnetar të ushtrisë.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, të gjitha dokumentet të cilat janë në dispozicion publikisht nga sfera e Ministrisë së Mbrojtjes mund të gjenden në  http://morm.gov.mk, në menynë kryesore DOKUMENTE.

Në seancën e 34-t Qeveria i obligoi të gjitha ministritë në faqet e tyre të internetit t’i publikojnë dokumentet e tilla dhe të ngjashme dhe pjesa më e madhe prej tyre tashmë janë në dispozicion publikisht.