Ministri turk i Çështjeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe Kryenegociatori Ömer Çelik ka reaguar kundër programit të qeverisë së re austriake në të cilin thuhet “të ndërpriten negociatat mes BE-së dhe Turqisë si dhe të kërkohet aleat për këtë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Çelik në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter ka thënë se “Qeveria austriake e cila është vendosur të formohet mes partive të qendrës së djathtë dhe të djaththës ekstreme, po u vonuar filloi që t’i sulmojë vlerat themelore demokratike”.

“Kryetari i partisë është ish ministri i Punëve të Jashtme Sebastian Kurz. Tani po bëhet kryeministër. Mentaliteti i tij është më radikal se e djathta ekstreme. Dhe, tani ky koalicion qeveritar në programin e tij e vendos ndërprerjen e negociatave me Turqinë. Madje, thonë se do të kërkojnë aleat për këtë”, tha ministri Çelik.

“Kjo puna e ‘kërkimit të aleatëve’ ngjall kujtime të këqija nga historia. Me këtë koalicion për herë të parë e djathta ekstreme hyn brenda BE-së”, tha Çelik duke shtuar se “përkundër këtij programi qeveritar, komisioneri austriak Hahn, përgjegjës për zgjerimin e BE-së thotë se është i kënaqur me ‘orientimin e qeverisë autriake drejt BE-së'”.

Duke parashtruar pyetjen se “Cili orientim i BE-së?”, Çelik thotë se “Këto qasje tregojnë përpjekjet e shndërrimit të vlerave të BE-së në një formalitet dhe në një pjesë të lojës së fuqisë brenda Evropës”.

“Është një dobësi e madhe të flasësh për orientimin drejt BE-së të Qeverisë së Austrisë, duke injoruar qasjet raciste në programin qeveritar. Nëse shikojmë në kriza të shumta të botës, BE-ja përfaqëson një rend të qëndrueshëm. Ruajtja e këtij rendi është i mundur vetëm me mbrojtjen e vlerave politike. Ky stabilitet nuk mund të mbrohet nëse vlerat dëmtohen”, thekson Çelik.

Ai tha se me vite të tëra është pritur që kërcënimi për BE-në do të vijë nga jashtë.

“Për momentin rrymat të cilat mund të kërcënojnë vlerat e BE-së po ngriten brenda saj. Po ngriten partitë të cilat janë armiq të Islamit, anti-semitik, armiq të emigrantëve dhe armiq të të huajve. Tani kjo rrymë ka ardhur në pushtet në Austri. Austria duhet të marrë mësim nga historia e së kaluarës. Në vend se të kërkojë aleat për ndërprerjen e negociatave me Turqinë, duhet të kërkojë aleat për të përforcuar marrëdhëniet me Turqinë. Kjo është rruga e vetme për të bërë lëvizje pozitive, strategjike dhe historike kundër krizave të cilat po e trondisin Evropën”, tha Çelik.