Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe shefi i SPB-së të Kumanovës, Stojanço Veliçkoviq mbrëmë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Kumanovë e vizitoi policin që u lëndua në protestën e mbrëmshme në kalimin kufitar Tabanoc.

Incidenti ndodhi dje pasdite gjatë protestës së VMRO-DPMNE-së.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Janevski për MIA-n dje deklaroi se në incident është arrestuar një person për sulm të efektivit policor.