Ministri Saliji filimisht uroi sukses në punë bordit të ndërmjetësimit i cili që nga viti 2013 formohet për herë të parë me Ligjin për ndërmjetësim.
Saliji shtoi se qëllimi i këtij bordi është që të inkurajojë zhvillimin e ndërmjetësimit me qëllim që ndërjmetësimi të përdoret me tepër si një zgjidhje alternative më efikase e kontesteve , rrespektivisht të siguroj cilësi në këtë fushë si dhe të jap ide për zhvillimin e ndërmjetësimit ne vendin tonë.
Gjithashtu ky bord do të përballet me sfida serioze, sepse së pari do të duhet të tejkaloj disa nga problemet me të cilat përballemi që nga themelimi i këtij koncepti institucional për zhvillimin e ndërmjetësimit.
Ministri Saliji përmendi edhe disa nga detyrat e bordit duke filluar nga organizimi i provimit për ndërmjetësues, fillimisht duke akredituar programën e trajnimit të ndërmjetësuesve në Maqedoni, përcaktimin e metodologjisë dhe mënyrës së monitorimit dhe vlerësimit të punës së ndërmjetësuesve, trajnuesve të ndërmjetësuesve rrespektivisht zbatimin e programës së akredituar për trajnimin e ndërmjetësuesve etj.

Për fund Saliji edhe një herë ftoi që bashkarisht të punojmë për tejkalimin e të gjitha pengesave me të cilat janë përballur, me qëllim që ndërmjetësimin ta afrojnë dhe ta bejnë më të kapshëm për qytetarët , por njëkohësisht të mundësojnë kushte më të mira për të gjithë ato që dëshirojnë të marin licencë për ndërmjetësues.

Kryetari dhe anëtarët tjerë të bordit falemenderuan Ministrin Saliji për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, dhe se me punën e tyre do të arihet qëllimi dhe të vërtetohet se ndërmjetësimi është mënyra e drejtë për të zgjidhur kontestet.