Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se ndërtimi i shkollave të reja është një prej prioriteteve kyçe të tij.

Ai ka thënë se në tërë territorin e vendit mungojnë 142 shkolla, në bazë të analizave të realizuara nga ana e stafit ministror.

Bytyqi ka bërë të ditur se MASHT ka diskutuar me Bankën Botërore dhe pritet ta realizojë edhe një konferencë me donatorë, për të kërkuar ndihmë për ndërtimin e shkollave.

Ministri ka thënë në Tribuna Channel se shpreson që brenda periudhës katër vjeçare, këto shkolla të ndërtohen.

Bytyqi ka vlerësuar po ashtu se vendit i duhet një model i ri arsimor, përveç reformës e cila ka ndodhur.