Dorëheqja e Nikolla Gruevskit do të pranohet sot, pasi ai e paralajmëroi si të parevokueshme, ka thënë Antonio Milloshoski para mbajtjes së Komitetit qendror të VMRO-së. Ai ka thënë se sot do të vërtetohet rendi i ditës së Kongresit të caktuar më 23 dhjetor. Milloshoski paralajmëroi se sot do të vërtetohet edhe afati për dorëzimin e kandidaturave për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

“Kandidadurat supozoj se do të duhet të dorëzohen disa ditë para Kongresit, ndërsa kandidatët do të duhet të përmbushin kushtet në pajtueshmëri me statutin e partisë”, ka thënë Milloshoski.