Manjati i mediave Barry Diller planifikon të ndërtojë një park publik lundrues në Manhattan, i cili duket fantastik.

Diller ka zbuluar projektin ‘Diller Island’ në vitin 2014, por që atëherë plani i tij ka ngecur, transmeton koha.net.

Por ky projekt tani është ringjallur pasi guvernatori i New Yorkut, Adrew Cuomo është i bindur që të gjitha palët do të arrijnë një konsensus për dizajnimin e parkut, raporton New York Times.

Diller planifikon që të ndërtojë parkun lundrues në Manhattan dhe do të mbahet lartë nga 300 shtylla në formë kërpudhe.

Ky park do të ketë një amfiteatër me 700 ulëse, i cili do të ofrohet falas apo me çmim të lirë.

Diller dhe gruaja e tij, dizajnere mode Diane von Furstenberg, kanë ndarë 250 milionë dollarë, ndërsa New Yorku do të financojë sheshin që lidhet me të që kushton 18 milionë dollarë.