Milani thuhet se do të përballet me një gjobë prej 20 milionë eurosh nga UEFA si pjesë e marrëveshjes së tyre të pakënaqshme me Fair Play Financiar (FFP).

Sipas mediumit italian Leggo, një dënim prej pesë milionë eurove është ‘i përcaktuar’, ndërsa shuma prej 15 milionë euroshështë e kushtëzuar për Milanin në lidhje me arritjet e disa rezultateve ekonomike.

Kjo vjen pasi Rossonerët dështuan të negociojnë një marrëveshje vullnetare me UEFA-n pasi kishte dyshime në lidhje me aftësinë e klubit për të shlyer një kredi prej 300 milionë euro deri në tetorin e ardhshëm.

Mundësia e vetme që i ka mbetur Milanit është të filloj me shitjen e disa nga yjet kryesore të skuadrës për të mbuluar borxhet dhe për të rregulluar raportet me UEFA-n.