Lojtari i rritur në akademinë e Milanit, Brajan Cristante, u largua nga kuqezinjtë si i padobishëm në vitin 2014, për tu transferuar te Benfika në Portugali.

Pas disa huazimeve në Itali, mesfushori ka gjetur formën më të mirë tek Atalanta. Klubi nga Bergamo e mori në huazim, por mesa duket ata janë bindur nga lojtari dhe duan ta marrin përfundimisht nga Benfika.

Italiani arriti gjithashtu edhe ti shënonte Milanit, në ndeshjen që u luajt në fundjavë, dhe po ashtu gjatë këtij viti mori edhe një herë ftesë nga Kombëtarja e Italisë.

Por jo vetëm Atalanta dëshiron të nënshkruajë më talentin, sepse në garë për të janë futur edhe disa nga ekipet më të mëdha europiane si Juventusi, Manchester United dhe Interi.