Milans insiston se mbrojtësi Leonardo Bonucci është i lumtur dhe beson plotësisht tek projekti i klubit, pavarësisht thashethemeve për një largim të mundshëm

Është raportuar së fundmi se kapiteni i kuqezinjve është I pakënaqur me fillimin e dobët të Milanit këtë edicion dhe dëshiron të largohet.

Por, e shpejtë ka qenë përgjigja e Milanit, që ka njoftuar se reprezentuesi italian do të qëndrojë në “San Siro”.

“Sa i mrekullueshëm është zbulimi për Bonnucin”, thuhet në njoftimin e Milanit.

“Realiteti është se Leo tashmë i ka mohuar këto zëra. Jo vetëm kaq, ai do ta bëjë këtë edhe zyrtarisht. Leonardo Bonucci beson tërësisht në projektin e Milanit dhe kjo tregon se historitë para Krishtlindjeve janë të pabaza”, thuhet më tej në këtë njoftim të klubit italian.