Milan ka shënuar fitoren e parë me trajnerin Gennaro Gattuso, duke mposhtur Bolognan me rezultat 2:1

Skuadra e Milanit më në fund ka fituar në Serie A pas katër ndeshjeve, duke mposhtur Bolognan me rezultat 2:1 në San Siro.

Të dy golat për Milanin i shënoi Giacomo Boanaventura, ndërsa për mysafirët Simone Verdi.

Pas kësaj fitoreje Milan mbetet në vendin e shtatë më 24 pikë, 16 më pak se sa Inter në vendin e parë.