Po luhet në këto momente një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit europian, derbi Milan-Inter, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë,
Sapo u mbyll pjesa e parë me shifrat e bardha 0-0.
Në minutën e 24-t Donnarumma shkakton autogol, por arbitri kryesor duke e parë momentin e dyshimtë nëpërmjet VAR-it e anulon.
Në minutën e 31-të zikaltrit pretendojnë për penallti, për një prekje të topit me dorë në zonë nga Bonucci. Por gjyqtari vazhdon lojën.
Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë, teksa lojtarët e Interit kontestojnë gjykimin.