Gjykata Themelore në Prishtinë ka hequr masën e arrestit shtëpiak për deputetin e Nisma për Kosovën, Milaim Zekën.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, avokati i tij, Gazmend Halilaj.

Halilaj ka thënë se kjo masë me të cilën deputeti Zeka ka qëndruar në arrest shtëpiak për 60 ditë ka qenë masa e dytë për nga ashpërsia që Gjykata mund t’i shqiptojë  të pandehurit për sigurinë e tij në procedurën penale.

Ai ka deklaruar poashtu se me rastin e heqjes së kësaj mase, Gjykata është bazuar në pretendmet e mbrojtjes dhe rrethanave faktike që sipas tij, Gjykata i ka bërë në shkresat e lëndës.

Halilaj është shprehur optimist se ndaj klientit të tij do të pushojnë hetimet.

“Sigurisht, koha dhe faktet po dëshmojnë që veprimet e organeve në procedura kanë qenë krejtësisht të ngutshme dhe të paarsyeshme andaj besoj fuqishëm që ndaj të mbrojturit tim, Prokuroria do të nxjerrë aktvendim me të cilin do të pushoj procedurën penale ndaj tij”.