Rreth 10.000 indonezianë u tubuan në mitingun protestues para ambasadës së SHBA-së në Xhakartë në mbështetje të palestinezëve dhe duke e dënuar vendimin e presidentit Donald Tramp për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “Ambasada e SHBA-së, largohu prej Al Kuds”, “Çlironi Jerusalemin dhe palestinezët”, “Ne jemi me palestinezët” dhe “Palestina është në zemrat tona”. Al-Kuds është emërtimi arab i Jerusalemit.

Protesta e sotme, e organizuar nga Partia islamiste e drejtësisë dhe prosperitetit, është protesta e dytë pasi Trampi e publikoi vendimin të mërkurën.

Presidenti Xhoko Vidu ashpër e dënoi këtë hap të Trampit, i cili u përshkrua si shkelje e rezolutave të KB-së.