Për migrantët, Maqedonia vazhdon të jetë vend tranzit dhe jo synim për të qëndruar, thonë kërkimet e fundit mbi pozitën e migrantëve në vendin tonë. Këtë gjë e vërteton edhe mosinteresimi i migrantëve për të mësuar gjuhën maqedonase. Ndihma parësore që migrantët kanë marrë ka qenë ushqimi dhe veshmbathje ndërsa dytësore kanë qenë ndihmat juridike falas, ndihma psikologjike dhe programet edukative. Sipas hulumtuesve, është i nevojshëm përforcimi i kapaciteteve i qeverive lokale për politikat migratore. Këto përfundime vijnë pas kërkimeve të bëra në kuadër të një projekti të Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe Shoqatës së Jursitëve të Maqedonisë.

“Si të dhëna më interesante të nxjerra nga hulumtimi, do të veçoja atë që mes vitit 2015 dhe 2017, vetëm 5 persona kanë marrë mbrojte ndërkombëtare si refugjatë në vendin tonë, 11 kanë marrë ndihmë financiare, ndërs 36 kërkesa për azil janë refuzuar. Interesant është edhe e dhëna se qëndrimi mesatar në qendrën për kërkim të azilit është 3 ditë e gjysmë”, u shpreh Ivan Jovanov, KOO-Menaxher i studimit.