Mianmari dhe Bangladeshi sot formuan grup të përbashkët punues, i cili do ta mbikëqyr riatdhesimin e rohinxhëve myslimanë, të cilët paraprakisht ikën nga dhuna në Mianmar.

Marrëveshja, e nënshkruar në Daka, parashikon që grupi punues 30-të anëtarësh të përgatit procedura për fillimin e kthimit vullnetar, zhvendosjen dhe riintegrimin e rohinxhëve.

Mbi 630.000 rohinxhë ikën në Bangladesh, pasi armata e Mianmarit ndërmori masa të ashpra kundër tyre në gusht, pasi një grup i armatosur ka kryer sulme ndaj stacioneve policore.

Të dy palët u dakorduan muajin e kaluar riatdhesimi të fillojë me 21 janar, por një përfaqësues i MPJ-së së Bangladeshit i cili ka marrë pjesë në takimin e sotëm, deklaroi se do të ketë vonesë prej disa javëve.