Mianmari i ndaloi hetueses së pavarur të KB-së për të Drejtat e Njeriut, Jangi Hi, ta vizitojë vendin derisa zgjat mandati i saj, në momentin kur 10 trupa janë zbuluar në një varrezë masive në shtetin Rakain.

Janghi Li, raportuese e posaçëm e KB-së, sot deklaroi se planifikon ta vizitojë Mianmarin muajin e ardhshëm që ta vlerësojë situatën e të drejtave të njeriut në të gjithë vendin, përfshirë edhe keqpërdorimin e pretenduar të anëtarëve të minoritetit mysliman rohinxhi në shtetin Rakain.

Megjithatë, hetuesja e pavarur e KB-së për të Drejtat e Njeriut në Mianmar thotë se asaj i është thënë se shteti nuk do të bashkëpunojë më me të.

“Në këtë njoftim se nuk do të ketë bashkëpunim derisa më zgjatë mandatit im mund të shihet vetëm si një tregues i fuqishëm se diçka e tmerrshme ndodh në Rakain, si dhe në pjesën tjetër të vendit”, vlerësoi  Li në kumtesë.

 	Рохинџи-2

Duke iu referuar ushtrisë së Mianmarit, mediat thonë se ekspertë të mjekësisë ligjore kanë filluar hetim pasi u gjetën 10-të trupa në një varr masiv në një fshat në shtetin e Rakain, në të cilin forcat e sigurisë të vendit kryen “aksion brutal” kundër pjesëtarëve të pakicës myslimane rohinxhë.

Autoritetet lokale dje thanë se po i kontrollojnë 10-të trupat e paidentifikuar të gjetura të hënën pranë varrezave të fshatit.

Më shumë se 630,000 rohinxhi ikën në Bangladesh pasi forcat e sigurisë të Mianmarit fqinj filluan aksion të dhunshëm kundër tyre më 25 gusht. Kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në Azi në dekadat e fundit.

KB-ja dhe SHBA-ja  e akuzuan ushtrinë e Mianmarit për shkelje të të drejtave të njeriut të rohinxhëve në Rakain, duke përfshirë vrasje, përdhunime dhe djegien e shtëpive të tyre.

KB-ja e dënoi dhunën si spastrim etnik.