Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim në Marsejë me lartësinë e tij, Princin Albert II të Monakos.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se “diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona, sidomos në çështjet e Mesdheut dhe të ruajtjes së mjedisit, ku ai shquhet për përkushtimin dhe angazhimin e tij serioz.

Ramë dakord në veçanti për projektin e rëndësishëm të Sazan-Karaburunit, të cilin ai u angazhua se do ta vizitojë gjatë vitit të ardhshëm”.