Presidenti Ilir Meta ka qenë këtë të premte në studion e Ermal Mamaqit një ditë larg vigjiljes së Vitit të Ri, por është suprizuar shumë pasi është intervistuar për herë të parë nga ajo që Ermali e ka konsideruar si Presidentja e ardhshme e Shqipërisë.

Presidenti është intervitutuar nga vajza e tij Era Meta, një moment që ka sjellë shumë buzëqeshje dhe momente pikante

Për më tepër shikoni më poshtë intervistën:

Era Meta: Unë them që ta fillojmë nga fillimi,… si kam lindur unë?!

Ilir Meta: Nuk ta ka treguar mami akoma?! Unë kam qëlluar të jem në Gjermani atë ditë, kështu që pyet mamin…

Era: Nuk po të pyes kë pëlqen më shumë, por kë preferon më shumë ti si tip?

Meta: Pse më provokon… apo do të dëgjosh që ti je mbi të gjithë

Era: Pse nuk bëhen gratë Presidentë e pse nuk bëhen burrat zonja të para?!

Meta: Mund edhe të bëhen, por shpresoj të mos më qëllojë mua…

Era: Do doja të bëheshe si ti apo si mami?

Meta: Unë mendoj që ti të bëhesh Era gjithmonë…..

Era: Pse nuk më ke pyetur, se kë dua unë më shumë, ty apo mamin?

Meta: Sepse unë nuk mërzitem nëse do mamin më shumë…

Era: Apo ke frikë?! (Plasin të qeshurat)

Meta: Jo nuk kam frikë nga dashuria jote për mamin..

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/meta-ne-veshtiresi-te-medhe-vihet-me-shpatulla-pas-muri-nga-presidentja-e-vogel-e-480959/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright