Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u shpreh se është shumë i bindur në drejtësinë e vendimit për dhënien e shtetësisë shqiptare, Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

“Jam shumë i bindur për drejtësinë e këtij vendimi sepse Fortlumturia e Tij i plotëson të gjitha kriteret por sepse Ai ringriti nga hiri Kishën Autoqefale të Shqipërisë duke e bërë atë sot në një nga kishat më të nderuara në botë”, tha Meta në një intervistë për Opinion, teksa shtoi se së pari shtë detyrim ndaj besimtarëve ortodoksë shqiptarë.

“Ka qenë jo vetëm një detyrim ndaj të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë por ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e shumë personaliteteve të shquara të vendit tonë: doktorë, rektorë, ish-dekanë, emra nga më të shquarit të mjekësisë, të shkencës. Por për popullin grek Janullatosi nuk është thjesht një klerik i lartë por një idhull i adhuruar për shkak të personalitetit të tij të jashtëzakonshëm,  si mendimtar në fushën e besimit dhe të teologjisë, si idealist dhe humanist dhe personalitet me reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. Edhe Mikis Teodorakis, kompozitori I madh grek që po bën 100 vjec, në letrën publikë drejtuar Janullatosit I shkruante “Anastasi i zemrave tona, u shpreh kreu i shtetit.

Meta ka sqaruar edhe përsë ndryshoi mendim për Janullatosin në vitin 2000.

 “Edhe unë deri në vitin 2000 kam pasur paragjykimet e mia për Janullatosin, por gjatë vizitës në Boston tek Kisha ortodokse shqiptare , ku takova At Artur LIolin, pata një bisedë vetëm për vetëm me të vetëm për çështjen e Janullatosit. Ai më dha një ide shumë të mirë: “Mos e gjykoni nga kombësia, por shikoheni si një perosnalitet të besimit”. Disa vite me vonë, publikisht At Artur Liolin do të deklaronte se edhe Imzot Noli, po të ishte gjallë do ta priste dhe do ta respektonte Fortlumturinë e Tij”, theksoi Presidenti Meta.

Kreu i shtetit tha se ata që ende paragjykojnë Janullatosin i kujtojnë gjyshen dhe djalin e tij 6 vjeçar dhe për ta ilustruar rrëfeu një histori.

“Kur isha i vogël gjyshja ime ne fshat, kur bënim zhurmë na trembte duke na thënë: “Erdhi greku, erdhi greku!”, sepse në ato zona historikisht kishte pasur luftëra me grekët, ashtu si në Kolonjë, Korçë apo Panarit. Ndërsa më kujtohet kur para dhjetë vitesh, duke parë një film në Explorer për komunizmin, u bëra kurioz të pyesja djalin i cili ishte vetëm 6 vjec dhe po luante me lodra se c’mendim kishte ai për komunizmin. Ai pa u menduar fare mu përgjigj, “komunizmi varte prifterinjtë o ba”, dhe vazhdoi lojën. Këto fjalë të tij më kanë mbetur në mendje se çfarë kishte kuptuar ai nga komunizmi”, tregoi Meta.

Presidenti bëri një apel kur kërkoi që Janullatosin ta shohin vetëm si misionar dhe njeri të Perëndisë.

“Ju ftoj të gjithë të ndajmë cështjen e origjinës së Janulloatosin nga cështja e besimit. Ai është personalitet i besimit, misionar dhe nnjeri i Perëndisë i cili ka bërë shërbime të jashtëzakonshme Kishës sonë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Besimet kanë lindur para shteteve dhe kombeve dhe unë jam i bindur se ardhmja e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë është më e ndritur dhe e sigurt falë edhe kontributit historikut të Janullatosit”, theksoi kreu i shtetit.