Leo Messi ka prezantuar Këpucën e Artë para tifozëve.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka prezantuar trofeun Këpuca e Artë para ndeshjes me Deportivo La Corunan.

Argjentinasi e ka fituar këtë çmim për golashënuesin më të mirë të sezonit 2016/17 – çmim ky i cili dhurohet nga gazeta spanjolle ‘MARCA’, për golashënuesin më të mirë në La Liga.

Kjo është Këpuca e Artë e katërt për 30-vjeçarin, dhe e para pas 4 vitesh.

Messi e kishte fituar tri herë këtë çmim në të kaluarën: në vitet 2010, 2012 dhe 2013.