Lionel Messi e ka pranuar se Neymar është ende duke i munguar lojtarëve të Barcelonës.

Superylli brazilian e braktisi gjigantin katalan në verën e kaluar, për t’u zhvendosur në Paris, të skuadra e Paris Saint-Germain, për një shumë rekorde në vlerë 222 milionë euro, transmeton Express.

Por, e vërteta është se braziliani është duke i munguar dikur bashkëlojtarëve të tij në “Camp Nou”.

Në një mesazh për Krishtlindje drejtuar Neymarit dhe publikuar në SBT Online, Messi thotë: “Epo, Ney… mendoj se ia kemi thënë të gjitha njëri-tjetrit kur u largove. E vërteta është se, këtu je duke na munguar ende”.