Se Lionel Messi di të jetë i pandalshëm në formën e tij më të mirë tregon edhe ajo çka bëri te goli i fitores së Barcelonës 0-3 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Argjentinasi shënoi golin e dytë me penallti dhe pasoi për të tretin ku shënoi Alex Vidal. Por e veçanta e asistit të Messit ishte se në momentin e pasimit ishte me një këpucë.

“Pleshti” e humbi këpucën e këmbës së djathtë si pasojë e ndërhyrjes së Marcelos ndaj tij, por s’u ndal dhe vazhdoi vrapin me top, për të asistuar te Vidal, i cili shënoi në minutën e 93-të të kohës shtesë.

Në momentin e pasimit përballë kishte rivalin e tij, Cristiano Ronaldon.

Image