Cristiano Ronaldo e Lionel Messi të cilet kanë nga 53 gola të shënuar në këtë vit kalendarik, në El Classicon e së shtunës do të luftojnë për çmimin e golashenuesit më të mirë për vitin 2017.

Messi ka shenuar gjithsejt 39 gola në Kampionat, në krahasim me 19 golat e Ronaldos.

Megjithatë, në Champions League, argjentinasi ka shënuar 4 herë për dallim nga portugezi i cili e ka gjetur rrjeten 19 herë.

Në Kupën e Botës për Klube, Messi nuk ka mundur të marrë pjesë, përderisa Ronaldo në këtë kompeticion ka shënuar 2 gola.

Messi e Ronaldo kanë nga një gol të shënuar në Superkupen e Spanjes, ndërsa që të dy nuk kanë arritur të shenojnë gol në Superkupen e Europes.

Në Copa Del Rey, Messi (5) ka 4 gola me shumë sesa Ronaldo (1).

Ndërkohë sa i përket statistikave me kombëtare, Ronaldo ka shënuar 7 gola me shumë se Messi. Portugezi ka shenuar 11 gola e argjentinasi 4 të tillë.

Por, përveç dyshes në fjalë në garë për këtë çmim janë edhe Lewandowski me 53 gola të shënuar, Cavani me 52 si dhe Kane me 50 gola të shenuar.

Ky i fundit për dallim nga të tjerët ka edhe dy ndeshje në dispozicion që ta fitojë çmimin e golashenuesit më të mirë për vitin 2017.