Cristiano Ronaldo ka fituar “Topin e Artë”, duke mposhtur kështu Leo Messin dhe Neymarin që ishin në tre vendet e para.

Ylli i Barcelonës, Leo Messi është përzgjedhur si futbollisti i dytë në botë nga “France Football”, duke u renditur pas Cristiano Ronaldos.

Në vendin e tretë është renditur ylli brazilian i PSG-së, Neymar.

Në Top dhjetëshe ishin Gianluigi Buffon, Luka Modric, Sergio Ramos, Kylian Mbappe, N’Golo Kante, Robert Lewandowski dhe Harry Kane.