Nokia planifikon të përditësojë telefonin Nokia 6, i cili në fillim të vitit të ardhshëm do të duhej të arrijë me procesor prej tetë bërthamash Snapdragon 660.

Snapdragon 660 është publikuar në fillim të këtij viti dhe përbëhet nga katër bërthamë Kryo 260 @2.2GHz dhe katër bërthamë Kryo 260 @1.8GHz në konfigurimin big.LITTLE.

Procesori është i prodhuar në procesin 14nm dhe mbështet shpejtësi dyfish më të madhe të Ram-it se sa në Snapdragon 430.

Nokia 6 (2018) pritet të dalë në treg kah mesi i janarit të vitit të ardhshëm dhe sugjerohet se do të ketë 4GB RAM dhe 32GB hapësirë për ruajtje.