Pavarësisht ndarjes nga jeta, Sokol Olldashi nuk është harruar, as nga simpatizantët, miqtë, kolegët e familjarët e tij.

Me rastin e 45-vjetorit të lindjes, nëna e tij, Kozeta Mamaqi ka kujtuar të birin me një dedikim prekës.

Mes lotësh e dhimbjes ajo shkruan se po e pret akoma deri sa të një ditë të bashkohen sërish.

Mesazhi i Kozeta Mamaqit:

E si mund të bëhet ditëlindja jotë pa ty bir?

45 do të mbushje sot…

Të përgatita edhe ëmbëlsirën tënde tëpreferuar…

Gostita me të ata që erdhën, ata që vijnë të të duan, miqtë e tut ë fëmijërisë, të cilëve u mungon shumë. Sa shumë të prita bir…

Sa dëshirë për atë përqafim të ngrohtë…

Do vijoj të të pres gjersa të jap frymë e të të vij pranë e të kujdesem për ty, sikurse më parë… Mall… dhimbje…dhe
përsëri mall pafund…