Bëni mirë të visheni trashë dhe të merrni masat për t’i bërë ballë të ftohtit.

Temperaturat e ulëta që kanë prekur Shqipërinë ditët e fundit, do të vijojnë deri në fundjave. Meteoalb parashikon rritje të temperaturave pas të dielës në bregdet dhe në zonat e ulëta të vendit.

Reshjet e dëborës nuk do të jenë shumë të pranishme, por më shqetësuese do të jenë ngricat.

Policia e Shtetit vazhdimisht ka apeluar për kujdes në qarkullimin në rrugë për shkak të ngricave, ndërkohë që edhe nga Instituti i Shëndetit apelohet për kujdes.

Kjo pasi rreth 11 mijë persona kanë kërkuar ndihmën e mjekut në një javë për shkak të infeksioneve respiratorë.