Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emannuel Macron, u kanë bërë thirrje sot palëve të përfshira në konfliktin e armatosur në lindje të Ukrainës, për të shkëmbyer të gjithë të burgosurit e mbetur.

Në një deklaratë të përbashkët, Merkel dhe Macron gjithashtu i bënë thirrje që të sigurojnë akses të plotë për përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe të mbështesin përpjekjet e organizatës në kërkim të personave të pagjetur.