Ish-pjesëtari i UÇK-ve, Zaim Ajro nga Ladorishti i Strugës falë ndihmës së mërgatës shqiptare është bërë me shtëpi. Familjarët e tij përmes një letre kanë shprehur falënderime dhe urata për ndihmën e dhënë për këtë familje.

Ja letra e shkruar:

Unë Nuhi Miftari në emër të familjes time së pari falënderoj Allahun e lartë madhërishëm si shkaktar kryesor për këtë çështje. Falënderoj bashkësinë Shqiptare-Islame Schwerzenbach në krye me Azir Ajro dhe Idris Murtishi. Falënderoj të gjithë mërgimtarët dhe bashkë fshatarët për kontributin e tyre. Gjithashtu falënderoj Shoqatën Islame Ladorishtë dhe Bashkësinë Lokale Ladorishtë bashkë me kryetarin Xhevdet Dauti.

Të gjithë e dimë për veprat heroike, trimërinë dhe sakrificat e babit tim për popullin Shqiptar. Rroftë vepra dhe kontributi i Zaim Ajros për popullin Shqiptar dhe të drejtat e tyre, Rroftë populli Shqiptar. Atdheu detyrë mbi detyre!

Global