Benevento duket se e ka prenotuar vendin e fundit në klasifikim, ku deri më tani ka arritur që të marrë vetëm 1 pikë në 18 ndeshje.

Tek skuadra italiane aktivizohen 2 lojtarë të kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj dhe berat Xhimshiti.

Memushaj po flitet për një largim të mundshëm drejt Kievos, por ai kërkohet edhe nga Frosinone e kategorisë së dytë.

Vlonjati ka qenë pjesë e Kievos në sezonin 2010-2011, ku ka luajtur vetëm 3 ndeshje në kupë.