Kryetari i RDK-së Vesel Memedi në emisonin ClickPlus në Tv21 ka folur për raportet me kreun e Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela.

“Nuk jam futur në politikë për hatër-mbajtje. I kam thënë edhe z. Sela që të jemi modest dhe të bëjmë hapin ashtu si duhet. Jam i ri në politikë dhe kur nuk kam deklaruar dhe të përvetësojë çështjen kombëtare shqiptare, ka njerëz më të vjetër që kanë dhënë kontributin e tyre gjatë kësaj periudhe 26 vjeçare të pavarësimit të shtetit.

Qëllimi fillestar i z. Sela ishte reformimi i PDSH-së dhe kjo nuk u bë dhe doli formoi partinë tjetër politike që ishte LR-PDSH dhe qëllimi që u bëmë bashkë ishte që të japin një kontribut për çështjen kombëtare dhe kam theksuar se kjo është mundësia ime dhe nuk do tentojë të përvetësojë diçka”, ka thënë Memedi në emisionin Click plus në TV21.