Një grup pune i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, pushtetit vendor, rajoneve planifikuese  , Fakultetet e Turizmit dhe hotelierisë, Inspektoratit shtetëror të Tregut , dhomat e tregtisë dhe sektorit privat do të definojnë ndryshimet në legjislacionin për turizëm dhe hotelieri. Ky është përfundimi që doli nga panel diskutimi i parë me temë ndryshimi dhe plotësimi i legjislacionit i cili u zhvillua në kuadër të Konferencës  Zhvillimi i turizmit në vend, organizuar nga Ministria e Ekonomisë, të cilën e drejtoi shefi  i departamentit të Turizmit dhe Hotelierisë , Bekim Haxhiu .

Propozimet e komunitetit të biznesit sipas ligjit për aktivitete turizmi përfshijnë kufizimin e validitetit të licencave turistike për 3 vjet, mundësinë e aplikimit për një licence të re të operatorit turistik, rregullimin e aranzhmaneve , licenca  për udhëzues turistik me kohëzgjatje, forcimin e kontrolleve për  agjencitë e  paregjistruara dhe udhëzuesit për të parandaluar konkurrencën jolojale.

Sa i përket Ligjit për veprimtari hotelierike  propozohen ndryshime në rregullat për kategorizimin në drejtim të shërbimeve për vlerësim, kategorizimin e të gjitha objekteve hotelierike për akomodim dhe ushqim me rregullore të veçanta për kushtet, duke përfshirë forma të reja të cilat nuk janë përfshirë deri tani , rregullimi i shitjeve perms online operatorëve ,rregullimi i sistemit elektronik për paraqitjen e turistëve, rregullimin e tarifës për qëndrim të përkohshëm, kontroll të zgjeruar të restoranteve të paregjistruara etj.

Ndryshimet e harmonizuara të regullativës ligjore duhet ti propozohen Qeverisë  deri në mesin e muajit  shkurt të vitit të ardhshëm.

Lidhur me diskutimin në panelin e dytë mbi Strategjinë e Turizmit deri në vitin 2021, u ra dakord se korniza strategjike që krijon bazë solide për zhvillimin e turizmit të plotësohet me propozime të përcaktuara që do ti dorëzohen komunitetit të biznesit deri në fund të këtij muaji, pas të cilës do të zhvillohet edhe një tjetër takim pune për të harmonizuar propozimet dhe të bëhet përgatitja e tekstit përfundimtar të Strategjisë.

Në kuadër të Konferencës për Zhvillimin e Turizmit, dekani i Fakultetit të Turizmit dhe hotelieri , Prof. Dr. Cvetko Andreevski ka prezantuar analizën për sigurimin e të dhënave në fushën e turizmit dhe proektimin e treguesve të ardhshëm. Kjo ishte shumë i mirëseardhur nga të gjithë pjesëmarrësit e konferencës, të cilën e vlerësuan si shumë të dobishme për projektimin e projekteve të ardhshme në fushën e turizmit dhe hotelierisë.

Në pjesën zyrtare të konferencës, qëllimi i së cilës është në një vend të mblidhen të gjithë aktorët e sektorit të turizmit në Republikën e Maqedonisë për të diskutuar hapat e ardhshëm në këtë fushë,pasqyrë të situatës në turizmin vendas ka dhënë edhe  këshilltari shtetëror për turizëm dhe hotelieri në Ministrinë e Ekonomisë, Shovket Hazari.

Duke theksuar tendencën gjithnjë në rritje që po shënon sektori i turizmit, i cili 8 vitet e fundit ka rritje prej 100 për qind , ai theksoi se : “Se Maqedonisë  për shfrytëzimin e plotë të potencialeve turistike i duhet përmirësimi i infrastrukturës lokale , por edhe qasje deri tek  punëtorët e kualifikuar  dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në sektorin e turizmit.

Qëllimi ynë si Ministri është që në bashkëpunim me sektorin privat të punojmë në sfidat e detektuara për një përmirësim të dukshëm të klimës turistike në Maqedoni dhe të arrijmë shifrën prej tre milionë fjetjeve ose një milion vizitorëve. Dhe për momentin kemi rreth 900 mijë mysafirë të regjistruar. “