Në mëngjesin e sotëm borë me intensitet më të dobët bie në Pozharanë mbi luginën e Pollogut. Mbrëmë të reshura të dobëta bore kishte në pjesët veriore, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Trashësia  e shtresës së borës arrin 1 centimetër në Dibër dhe Shkup – Pertovec, 2 në Pretor dhe Kriva Pallankë, 4 në Krushevë dhe Pozharanë, 5 në Mavrovë dhe Gjurishtë dhe 7 centimetra në Llazaropole.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në mëngjes do të ketë kushte për borë në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore të vendit. Erë përkohësisht e përforcuar do të fryjë në juglindje. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në katër ndërsa e ditës prej tre deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në gjashtë gradë Celsius.

Që nesër do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jo shumë i ftohtë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore. Temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të jenë në rritje graduale, ndërsa vranësira më të mëdha të shiut të dobët në pjesët perëndimore të vendit priten prej të mërkurës deri të enjten, informon DPHM.