Ligji i Maqedonisë për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik në mënyrë normative është i mirë dhe në listën kualifikuese botërore gjendemi në vendin e 16-të për vitin 2017, deklaroi kryetari i Komisionit për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, Gjorgji Slamkov, në debatin e sotëm për nevojën nga ndryshimet e Ligjit.

“Megjithatë, ka nevoja prioritare për ndryshim të Ligjit në disa segmente. Problem më i madh është çështja për heshtjen e administratës. Vitin e kaluar prej 619 ankesave, 411 ishin për heshtjen e administratës. Këtë vit gjendja është edhe më e keqe dhe bashkë me javën e kaluar i kemi marrë rreth 705 ankesa, ndërsa më shumë se 530 janë për heshtjen e administratës”, deklaroi Slamkov.

Theksoi se problem tjetër më thelbësor është moszbatimi i vendimit nga Komisioni.

“Tërë procedura do të përfundojë dhe do të vijmë deri në fund. Do të sillet vendim i ynë dhe pastaj poseduesi i informacionit nuk do ta zbatojë. Kërkuesi do na njoftojë dhe ne nuk kemi mundësi juridike, dispozitë apo sanksion kundërvajtës, për sanksionim të moszbatimit të vendimit tonë në afatin e paraparë”, deklaroi Slamkov.

Problem serioz për Komisionin në vitet e fundit, vazhdoi ai., është marrja e raportit vjetor nga poseduesit e informacioneve me karakter publik.